Nëntëvjeçarja që mahniti jurinë me zërin e saj në “Holland's Got Talent” (Video)



Kur nëntë vjeçarja Amira Willighagen nga Nijmegen shkeli në shoun e popullarizuar televiziv "Holland's Got Talent", askush nuk priti se një zë aq i fuqishëm mund të dilte nga një vajzë aq e vogël.
Interpretimi i saj i pabesueshëm të këngës “O Mio Babbino Caro" të Puccini, i dha asaj Biletën e Artë nga juria qe do ta dërgojë atë direkt në shfaqje të drejtpërdrejtë.

Është vështir për tu besuar se sa e re është Amira, por edhe më befasuese është fakti që ajo e mësoi vetë këngën nga disa tutorial në Youtube.

Ajo i tha jurisë se “vëllai im Vincent luan në piano, dhe unë gjithashtu dëshiroja të bëja ndonjë gjë… andaj mendova të këndoj… dhe pastaj dëgjova këngë opera, te cilat mu duken shumë të bukura, dhe nga aty fillova të këndoj”./Telegrafi/













Nëntoka e Kosovës vlen 7.6 miliardë euro

Shfrytëzimi i të gjitha resurseve minerale, brenda një periudhe prej 25 vjetësh, parashihet të jetë mbi 7.6 miliardë euro dhe paralelisht mundëson krijimin e 20 mijë vendeve të punës. Vetëm qymyr, në tërë Kosovën, vlerësohet se janë 12.5 miliardë tonë. Këto shifra, sipas Strategjisë Minerare 2010-2025, mund të jenë edhe me të larta.
Sikur të gjitha resurset fitimprurëse minerale të shfrytëzoheshin, brenda një periudhë kohore prej 25 vjetësh, Kosova do të përfitonte 7.6 miliardë euro, dhe paralelisht me këtë, do të hapeshin 20 mijë vende të punës. Për me tepër, në Strategjinë Minerare të Kosovës 2010-2025, thuhet se në mungesë të hulumtimeve gjeologjike gjatë 20 viteve të kaluara, Kosova ka mundësi të mira për të zbuluar vendburime minerale të reja, si dhe zgjerimin e rezervave aktuale.
Sipas kësaj strategjie, vetëm resurset e qymyrit të vlerësuara në gjithë Kosovën janë 12.5 miliardë tonë, prej të cilave 8.6 miliardë tonë janë rezerva të shfrytëzueshme. “Qymyri (linjiti) është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97 për qind të prodhimit total të energjisë elektrike”, thuhet në Strategjinë e Qeverisë së Kosovës, për minierat.
Baseni i Kosovës, i Dukagjinit dhe ai i Drenicës, janë basenet me të rëndësishme qymyrmbajtëse dhe vlerësohen si shumë të nevojshme.
Nga ana tjetër, për dy mihjet sipërfaqësorë ekzistuese, Mirash dhe Bardh, thuhet se gjenden në fazën përfundimtare të shfrytëzimit. Të dyja përbëjnë një fushë të përbashkët qymyrmbajtëse, ndërsa kapaciteti prodhues i tyre ka qenë 28 milionë metër kub djerrinë dhe rreth 17 milionë tonë qymyr. “Prodhimtaria maksimale nga këto dy mihje është realizuar në vitin 1988 dhe atë në djerrinë 20.830.450 metër kub dhe qymyr 10.6 milionë tonë”, thuhet në këtë dokument.
Nga resurset e tjera, për naftë dhe gaz, do të fillojnë hulumtimet. Deri tani, të dhënat bazohen në hulumtimet e kryera në vitin 1963 nga Nafta-gasi i Novi Sadit. Ato kanë rezultuar me përcaktimin e gjashtë njësive tektoniko-faciale, si potenciale për paraqitjen e hidrokarbureve. Sipas Strategjisë, posaçërisht është veçuar njësia e pjesës veriore të basenit të Dukagjinit, ku është konstatuar se duhet të vazhdojnë hulumtimet, për mundësinë e pranisë së naftës dhe gazit në Kosovë.
Ndërkaq, sa u përket mineraleve metalore, vendburimet me të rëndësishme të plumbit dhe zinkut gjenden në të ashtuquajturin “Brezi metalogjenik i Trepçës”. Në ketë mes hyjnë miniera “Trepça”, në Stanterg, Badofci, Kishnica, Artana, Bellobërda dhe Cërnaci. “Miniera e Stantërgut me vendbanimet që e rrethojnë, ka rezerva të metaleve në xehe, 1,542,990 tonë plumb, 1,248,672 tonë zink dhe 2,634,294 kg argjend”, thekson strategjia minerare e Kosovës.
Po ashtu, kompleksi i minierave Artanë-Hajvali, thuhet se karakterizohen me përbërje të lartë të metaleve të çmueshme të arit dhe argjendit.
Në minierën e Artanës, përmbajtja e arit është më e madhe dhe kjo minierë njihet si vendburimi me përbërjen me të lartë të arit në Kosovë. “Resurset e arit në minierën e Artanës vlerësohen të jenë 2.700 kg”, konstatohet në këtë strategji, shkruan ekonomiaonline.
Sipas këtij dokumenti të hartuar nga Qeveria e Kosovës, nëse të gjitha resurset fitimprurëse minerale zhvillohen brenda një afati kohor prej 9 deri në 40 vjet, kontributi total i vlerësuar makroekonomik, do të ishte rreth 7.6 miliardë euro dhe me potencial punësimi prej rreth 20 mijë personave.
Megjithatë, pranohet se gjendja aktuale e sektorit minerar nuk mundëson arritjen e një zhvillimi të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës. Prandaj, kërkohet reformimi dhe ristrukturimi i tij dhe pastaj shfrytëzimi maksimal i resurseve minerale. Katër sfidat kryesore ekonomike në ketë sektor, që nxjerr kjo strategji, janë zhvillimi i minierave të reja të linjitit për furnizimin e sektorit të energjisë, zgjerimi i aktiviteteve të kërkimit, rivitalizimi i bizneseve fitimprurëse të kompleksit "Trepça" dhe nxjerrja dhe përpunimi i rezervave të tjera të mineraleve.
Ristrukturimi i sektorit minerar duhet të jetë i atillë që të mundësojë partneritete publike-private./Indeksonline/QA

Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision? Ja 16 konkurentët

Finalja e Festivalit të Këngës në Radio Televizion do të mbahet më 28 dhjetor. RTSH ka bërë me dije se dy netë gjysmë-finaliste do të mbahen në datat 26 dhe 27 dhjetor. Janë 16 këngët konkurruese, ku dominojnë të rinjtë.
Fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision. Pjesëmarrës janë edhe Luiz Ejlli dhe Frederik Ndoci, të cilët kanë patur mundësinë që ta përfaqësojnë njëherë Shqipërinë ne Festivalin Evropian, shkruan tribuna.
Lista e pjesëmarrësve në Festivalin e Këngës në RTSH
Ti mungon – Marjeta Billo
Zemërimi i një nate – Herciana Matmuja
Jeta në orën 4 – Orges Toce
Jam larg (- Besiana Mehmeti and Shkodran Tolaj
Grua – Sajmir Braho
Nuk e di – Renis Gjoka
Natë e pare – Venera Lumani and Lindi Islami
Një ditë shprese – Frederik Ndoci
Në zemër – Rezarta Smaja
Mikja ime – Blerina Braka
Me ty – Klodian Kacani
Kur qielli qan – Xhejn & Enxhi Kumrija
Kthehu – Luiz Ejlli
Princesha – Lynx
Vetëm për ty – Saviana Verdha and Edmond Mancaku
Ëndërrat janë ëndërra – Xhejsi Jorgaqi
/indeksonline/

Aferdita Reklamon trupin apo veturën

Modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj, është më e përfolura e momentit, dhe atë më shumë për jetën e saj sentimenatale.
Ndonëse u tha se ajo dhe Shpat Kasapi janë bashkë, veprimet e Afërditës nuk e tregojnë një gjë të tillë. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe së fundi, poston foto e vetme, duke udhëtuar apo edhe me miket e saj, por Shpati nuk shihet gjëkundi. Kjo na bën të dyshojmë njëmend nëse ata janë ribashkuar.
Në mes gjithë këtyre fotove, Afërdita ka postuar këtë foto para një veture luksoze të kuqe, dhe nuk e dimë nëse Afërdita ka dashur ta reklamojë trupin e saj siq bën zakonisht apo ta reklamojë këtë veturë luksoze./Indeksonline/

Boronica e kuqe – preventiva dhe shërimi nga infeksionet urinare

 Besohet se çdo e 5-ta grua përballet me infeksion urinar në një periudhë të caktuar të jetë së saj. Arsyeja kryesore për atë është anatomia e femrës, gjegjësisht distanca e vogël e zgavrës anale dhe uretrës, e cila e lehtëson kalimin e bakterieve (me shpesh Escherichia coli) në traktin urinar.
Simptomet e infeksioneve urinare janë lehtësisht të dukshme dhe nuk mund t’i injoroni.
Ato përfshijnë: nevoja e shpeshtë dhe e fortë për urinim, djegie dhe dhembje gjatë urinimit, urinë me ngjyrë më të mbyllur dhe ndonjëherë edhe me erë të fortë dhe përmbanë gjak, shtypje në pjesën e poshtme të stomakut.
Infeksionet urinare zakonisht trajtohen me antibiotikë, por shumë lehtë mund të vije në paraqitjen e tyre të sërishme , andaj preventiva është mjaft me rëndësi.
Ekzistojnë shumë punë që mund ti bëni që të mbroheni nga infeksionet urinare dhe asnjëhere të mos përballeni me atë problem iritues. Këshillat e njejta do të ju ndihmojnë për ta lehtësuar shërimin në rastet kur keni këtë lloj infeksioni.
Mbani higjienën personale. Pas urinimit ose zbrazjes së zorrëve çdo herë pastrohuni përpara nga mbrapa për ta ndaluar kalimin e bakterieve nga zgavra anale në uretër. Lajeni pjesën intime së paku një herë brenda ditës dhe çdo herë para dhe pas aktit seksual. Mos përdorni letër tualeti të parfymosur ose pudra intime dhe parfem. Jepni përparësi dushit në vend që të shtriheni në vaskë.
Pini sasi të mëdha të lëngjeve. Sa më shumë lëngje që pini, aq më tepër i “pastroni” bakteriet.
Konsumoni vitaminë C. Konsumoni këtë vitaminë në formë të tabletave. Vitamina C e rritë aciditetin e urinës dhe e zvogëlon shumimin e bakterieve.
Urinoni çdo herë kur të ndjeni nevojë. Asnjëherë mos e mbani urinën. Të mbajturit e urinës në fshikzën urinare për një kohë më të gjatë, bakterieve u jep ambient të mirë për shumim.
Urinoni para dhe menjëherë pas marrëdhënieve seksuale. Çdo herë urinoni para dhe pas seksit që të liroheni nga bakteriet që mund të hyjnë në uretër. Para aktit seksual pini një gotë me ujë.
Përdorni vata sanitare në vend të tamponave. Tamponat e rrisin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve urinare, andaj nëse jeni të prirur në infeksione, përdorni vata sanitare higjienike. Ndërroni vatat higjienike pas çdo vizite të tualetit.
Pini lëng ose çaj nga brusnicat dhe/ose boronicat. Hulumtimet tregojnë se brusnica ndihmon në shërimin e infeksioneve urinare, por nuk duhet të konsiderohet si ilaç. Vizita tek mjeku është e patjetërsueshme. Më mirë është të pini lëng natyral nga brusnica. Gjithashtu, rekomandohet edhe konsumimi i lëngut të boronicës. Kur të bleni çaj nga brusnicat, çdo herë lexoni etiketën, sepse shume prej tyre përmbajnë përqindje të vogël të brusnicës.
Mos mbani veshje të ngushte dhe tango, jepni përparësi të brendëshmeve të pambukut. Veshja e pambukut i jep lëkurës mundësi për të marrë frymë dhe e redukton lagështinë e cila nxit përhapjen dhe shumimin e bakterieve. Thuani “jo” pantollonave të ngushta dhe tango nëse jeni të prirur në infeksione.
Mos rrini kohë të gjatë me kostumin për larje. Nëse mbani kostum për larje i cili rënd thahet, ndërrojeni menjëherë pas daljes nga uji. Rekomandohet të përdorni kostum për larje nga materiali që lehtë thahet. Kostumi i larjes mund të shkaktojë infeksione vaginale.
Largohuni nga alkooli, kofeina dhe mëlmesat. Alkooli, kafeja, lëngjet e gazuara dhe mëlmesat mund ta keqësojnë gjendjen. Për deri sa luftoni me infeksionet urinare, është e nevojshme që ti anashkaloni plotësisht!
Gjatë paraqitjes së simptomeve të infeksioneve urinare, menjëherë vizitoni mjekun. Këshillat e lartëpërmendura mund të ju ndihmojnë në shërim, por nuk duhet të konsiderohen si zëvendësim të tretmanit mjeksor. Infeksionet urinare janë problem serioz nëse nuk shërohen me kohë!/Indeksonline/

Hithra dhe dobitë e saj

Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K.
Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme. Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.
Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.
Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.
Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë./Indeksonline/

Diabeti tek të moshuarit, si ta menaxhoni

Organizmi ynë e shndërron në glukozë ushqimin që ne e hamë. Insulina ndihmon që glukoza të futet në qeliza ku mund të përdoren për të prodhuar energji. Nëse ju keni diabet, trupi juaj mund të mos krijojë sasi të mjaftueshme të insulinës, mund të mos e përdorë insulinën si duhet, ose të dyja. Kjo mund të bëjë që glukoza të mblidhet në sasi të mëdha në gjak. Mjeku juaj familjar mund t’ju referojë një mjek i cili është i specializuar për t’u kujdesur për njerëzit me diabet, i quajtur endokrinolog.

Llojet e diabetit
Ekzistojnë dy loje kryesore të diabetit të cilat mund të prekin njerëzit në çdo moshë. Në llojin 1 të diabetit trupi prodhon pak ose aspak insulinë. Ky lloj i diabetit zhvillohet më së shumti te fëmijët dhe të rriturit më të rinj. Te lloji 2 i diabetit, trupi prodhon insulinë, por ajo nuk e kryen punën e saj menjëherë. Ky është lloji më i shpeshtë i diabetit. Ju mund të keni dëgjuar se ky është diabeti që prek të rriturit. Shanset tuaja për të zhvilluar diabetin e llojit 2 janë më të mëdha nëse ju jeni i mbipeshë, inaktiv, ose nëse keni histori familjare të diabetit.
Diabeti mund të prekë shumë pjesë të trupit. Është e rëndësishme që lloji 2 i diabetit të mbahet nën kontroll. Me kalimin e kohës ai mund të shkaktojë probleme si sëmundje të zemrës, goditje në tru, sëmundje të veshkave, verbëri, dëmtime të nervave dhe probleme të qarkullimit të gjakut, të cilat mund të çojnë në amputim (largim të ekstremiteteve). Njerëzit me llojin 2 të diabetit kanë rrezik më të rritur edhe për sëmundjen e Alzheimerit.

Pre-diabeti
Shumë njerëz vuajnë nga “pre-diabeti”. Kjo do të thotë se nivelet e tyre të glukozës janë më të larta se normalisht, por jo mjaft të larta për t’u quajtur diabet. Pre-diabeti është një problem serioz pasi njerëzit me pre-diabet kanë rrezik të lartë të zhvillojnë tipin 2 të diabetit. Nëse mjeku juaj thotë se ju keni pre-diabet, ju mund të ndjeheni të shqetësuar dhe të merakosur. Por, ka gjëra të cilat mund t’i bëni për ta parandaluar ose zgjatur kalimin e pre-diabetit në diabetin e llojit 2. Rënia në peshë ndihmon. Të ushqyerit e shëndetshëm dhe të qenit fizikisht aktiv për së paku 30 minuta, pesë ditë në javë, është një ndryshim i vogël që mund të bëjë një dallim të madh. Punoni me mjekun tuaj për të ndërtuar një plan për ushqyerje dhe stërvitje të mirë. Sigurohuni të pyesni sa shpesh ju duhet t’i kontrolloni nivelet e glukozës në gjak.

Simptomat
Disa njerëz me llojin 2 të diabetit mund të mos e dinë se e kanë atë. Por, ata mund të ndjehen të lodhur, të uritur ose të etur. Ata mund të humbin në peshë pa u munduar, të urinojnë shpesh, ose të kenë probleme me pamjen e turbullt. Ata po ashtu mund të preken nga infeksione të lëkurës ose shërohen ngadalë nga prerjet dhe mavijosjet. Vizitoni mjekun menjëherë nëse keni ndonjërën nga këto simptoma.
Testimet e duhura për diabetin?
Ka disa teste të gjakut të cilat mjeku mund t’i bëjë për t’u ndihmuar ta diagnostikoni diabetin
Testi i zakonshëm i glukozës – që bëhet në çdo kohë gjatë ditës
Testi i glukozës në kreshmë (mongrënie, agjërim) – që bëhet pasi ju të keni kaluar së paku tetë orë pa ushqim.
Testi i tolerancës orale të glukozës – që bëhet pas kreshmës gjatë natës (mosngrënies gjatë natës) dhe pastaj sërish dy orë pasi të keni konsumuar një pije me sheqer.
Testi i gjakut A1C – tregon nivelet e glukozës në 2-3 muajt e fundit
Mjeku mund të kërkojë nga ju të testoheni dy herë për diabet, para se ta japë diagnozën
Pasi u është thënë se keni llojin 2 të diabetit, mjeku mund t’ju përshkruajë barna të diabetit për të ndihmuar kontrollin e niveleve të glukozës në gjak.
Ka shumë lloje të barnave që janë në dispozicion. Mjeku juaj do të zgjedhë trajtimin më të mirë bazuar në llojin e diabetit që keni, rutinën tuaj të përditshme dhe problemet tjera shëndetësore./Indeksonline/

Ushqimet që përmirësojnë humorin

Nëse kohët e fundit nuk keni qenë mirë me humorin ju këshillohet të hani disa ushqime specifike, të cilat do t’ju japin energji pozitive
Jeta
Ndiheni poshtë me humorin, pak depresiv dhe nuk doni të bëni asgjë? Mund të ndodhë, por nëse kjo lloj situate zgjat shumë, ju vijnë në ndihmë edhe ushqimet. Në fakt ekzistojnë disa ushqime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit, duke ju “karikuar” me energji pozitive për ta përballuar jetën me më shumë lehtësi. Të shohim bashkë se për cilat ushqime bëhet fjalë:
Kivi
Sipas një studimi të fundit nga Universiteti Otago, ngrënia e dy frutave kivi në ditë do t’i bëjë mirë jo vetëm shëndetit, por edhe humorit tuaj; do t’ju japë energji më të madhe. Rreth 54 të rinj hëngrën kush dy dhe kush një kivi në ditë për 6 javë. Të parët manifestuan më pak simptoma depresive dhe më pak lodhje fizike e mendore në krahasim me këta të dytët.
Çokollata
Tashmë ka hyrë në përdorim edhe çokollata për t’ju përmirësuar humorin. Bëhet fjalë për një ushqim të pasur me magnez, i cili luan rol jetik në rritjen e mirëqenies psikologjike.
Perimet me ngjyrë jeshile
Përmbajnë substanca të tilla si polifenolin dhe vitaminën K, që do t’ju japin një rritje të konsiderueshme të energjisë fizike dhe psikologjike, ndërsa ju do të ndiheni më pak të lodhur dhe me një ndjesi më të mirë të brendshme dhe të jashtme.
Arrat
Ato janë shumë të pasura me Omega 3. Këto janë acide yndyrore të cilat janë thelbësore për shëndetin e trupit dhe për këtë arsye edhe për mirëqenien e psikikës tuaj.
Speci i kuq ose piperi
Është pikant, por nuk është e nevojshme ta ekzagjeroni. Ka një sërë të mirash, mes të cilave veti të forta antidepresive të cilat për rrjedhojë ju japin humor të mirë.
Banania
Kjo frutë, e pasur edhe me kalium, ka aftësinë të rrisë nivelin e serotoninës apo të hormonit të famshëm të humorit.
Bajamet
Edhe për bajamet vlen e njëjta gjë si për çokollatën. Ato janë shumë të pasura me magnez dhe janë një ushqim shumë i rëndësishëm për trurin.
Tërshëra
Është një ushqim me qasje të ndryshme për shëndetin. Tërshëra në vetvete është një substancë e cila përmban vlera të konsiderueshme qetësuese dhe antidepresive.
Veza
Kujt ia priste mendja! Mjafton të hani një vezë në ditë dhe ju do të përfitoni më shumë se 20% triptofan, një substancë e cila është në gjendje të rrisë nivelin e serotoninës në trurin tuaj.
Mishi i bardhë i pulës
Mishi i bardhë i pulës është i pasur me vitaminë B12, e cila ndihmon në qetësimin e trupit tuaj. (Në fakt, një nivel i ulët i vitaminës B12 në trup çon në një përkeqësim të humorit dhe në lodhje).
Domatet
Ato janë shumë të pasura me një substancë (likopen), që ka veti të forta antioksiduese. Domatet janë të dobishme për të gjithë trupin dhe për të gjithë sistemin nervor.
Avokado
Kjo frutë përmban serotoninën, një neurotransmetues i humorit të mirë. Bën gjithashtu shumë mirë për lëkurën tuaj, për flokët dhe për thonjtë.
Çaji jeshil
Çaji jeshil është i pasur nga proteina, një antioksidant që funksionon si një agjent qetësues. Ai është më tepër i shëndetshëm nga çajet e tjerë!/Indeksonline/

"Çokollata, sekreti im"

Blake Lively ka gjithçka dikush mund të ëndërrojë, një karrierë në Hollivud dhe një aktor nga më të njohurit në botë përkrah saj në martesë.
Megjithatë, ato që bien të parat në sy tek protagonistja e "Gossip Girl" janë format e saj të mrekullueshme, për të cilat e reja ka një sekret të veçantë: "Nuk bëj asgjë për t'u kujdesur për trupin", thotë ajo.
Megjithatë, amerikania e ka me të vërtetë një sekret: "E nis gjithmonë ditën me një çokollatë të nxehtë dhe gjithashtu e mbyll me çokollatë. Më pëlqen dhe më bën të ndihem e lumtur".  /Indeksonline/